E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet familja e Oliver Ivanoviç

MITROVICE - Burime të policisë në rajonin e Mitrovicës kanë konfirmuar se një person ka hyrë sot pasdite me forcë në shtëpinë e Oliver Ivanoviç, gjatë kohës kur ky i fundit nuk ndodhej në rezidencën e tij.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka qëlluar me shuplakë në fytyrë bashkëshorten e Ivanoviç, e cila ishte në shtëpi së bashku me të birin.

Sipas të njëjtave burime, kjo ka qenë një porosi për Oliver Ivanoviç, pas emërimit të tij në garën për postin e kryetarit të pjesës veriore të Mitrovicës.

Vetë Ivanoviç nuk ka dashur të japë detaje rreth incidentit. Ai përmes një prononcimi për Indeksonline ka thënë se “kjo është një situatë shumë e pakëndshme për mua, dhe nuk kisha dashur të flas rreth asaj”.

I pyetur nëse mendon të tërhiqet nga gara zgjedhore e 3 nëntorit, Ivanoviç deklaroi: “Asnjëherë. Kjo është vetëm konfirmim se unë jam duke punuar në rrugë të mirë, dhe do të vazhdoj të bëj këtë punë, mirëpo më duhet të mbroj atë që policia nuk ka mundur ta mbrojë”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›