E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmohet fizikisht dhe kërcënohet drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

PRISHTINË, 9 shtator /ATSH/ Drejtoresha e zyrës Arsimore të Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore. Në një prononcim për TV Syri, drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se “tash e sa kohe e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private”

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›