TEL AVIV – Netanyahu: Lufta mbaron menjëherë nëse Hamasi mbështet propozimin e Trumpit

TEL AVIV, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se lufta në Gaza mund të mbarojë “menjëherë” nëse Hamasi planifikon të ndalet dhe kjo propozohet nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Izraeli ka ndjekur parimet, propozimin e paraqitur nga presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës, duke filluar me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve tona”, tha Netanyahu gjatë një eventi për Luftën e Jerusalemit.
“Nëse propozimi i presidentit Trump pranohet, lufta mund të mbarojë menjëherë”, theksoi ai.
Trump tha të dielën se kishte lëshuar një “paralajmërim të fundit” për Hamasin në lidhje me kthimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.
“Izraelitët e kanë pranuar ofertën time. Është koha që edhe Hamasi ta pranojë. E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat nëse refuzojnë”, tha ai./ /os/