E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet një bazë e NATO-s në Afganistan

Një bazë ushtarake e NATO-s dhe trupave afgane ka qenë shënjestra e sulmit më të fundit të militantëve në Afganistan, për të cilin u përdor një kamion i mbushur me eksploziv.

Incidenti ndodhi në provincën lindore Paktia. Nuk ka raporte për të vdekur, por zyrtarët vendas flasin për të paktën 10 ushtarë të plagosur afganë. Zëvendësguvernatori i provincës megjithatë e vendos ketë bilanc në të paktën 45 të plagosur.

Abdul Mangal i tha BBC-se se baza ka pësuar dëme të mëdha. Shumica e të lënduarve ishin ne dhomat e tyre, qe u shembën nga forca e shpërthimit, fuqia e të cilit u ndje deri në 3 kilometra larg.

NATO ka investuar miliarda dollarë këto 10 vitet e fundit në përpjekjet për modernizimin e ushtrisë afgane dhe rindërtimin e infrastrukturës së vendit.

Por një raport sekret i përgatitur nga aleanca, e që ka përfunduar ne duart e shtypit, dëshmon frikën se e gjithë kjo sipërmarrje do te shkojë dëm, pasi forcat e huaja luftarake të tërhiqen nga Afganistani ne vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›