Sulmohet presidenti francez, Nikolas Sarkozi (FOTO+VIDEO)
(E PERDITESUAR) Ky është momenti kur presidenti francez, Nikolas Sarkozi është sulmuar nga një person.
Presidenti 55 vjeçar po shtrëngonte duart me disa mbështetës të tij kur u sulmua nga një person.
Personi erdhi nga pas sikur donte ti jepte dorën presidentit, por më pas e sulmoi, tha një dëshmitar.
Truprojat e presidentit arritën të neutralizojnë personin në fjalë, një vendas, i cili ndodhet tani në paraburgim. Ai mund të përballet me 3 vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.
Kjo nuk është hera e parë që Sarkozi është sulmuar, madje disa thonë se është një nga presidentët që ka tërhequr më shumë antipati se të tjerët.
Masat e sigurisë për të janë shtuar ndjeshëm, madje ai ka blerë edhe çadra antiplumb për 10 mijë sterlina, që mbahen nga truprojat e tij.


