E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton tabelën për Këshillin Bashkiak për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelën e ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky votim është bërë vetëm me 4 votat e maxhorancës dhe nën kundërshtinë e  tre anëtarëve të komisionerëve socialist. Nga kjo tabelë rezulton se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 28 këshilltarë ndërsa “Aleanca për të Ardhmen”, ka marrë 27 të tillë.

Përfaqësuesit e opozitës thanë gjatë mbledhjes se rezultati nuk ishte i saktë për shkak të mospërputhjes së numrit të votuesve me numrin e fletëve të gjetura në kuti.  Por kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se këto mund të ishin gabime njerëzore. Nga ana tjetër, juristët e opozitës thanë se do ta ankimonin këtë vendim brenda tre ditësh në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›