Sulmon bashkëshorten, fsheh armën

Policia e Kosovës njoftoi se një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në Dobresh të Vitisë.
Policia njoftoi se në shtëpinë e të dyshuarit në një çantë shkollore është gjetur dhe konfiskuar një arme e llojit “Qeska Zbrojeva’’ me dy karikator, katër fishekë të cal. 6.35 dhe dy gëzhoja të të njëjtit cal.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka deklaruar se armën burri i saj e ka blerë nga një i dyshuar, ku më pas me urdhërese të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë së tij mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/