Sulmuesi Brian Filipi vdes në aksident në ItaliLojtari në gjysmëpronësi të Palermos, por i rritur te Ravena, u godit nga pas nga një makinë, teksa ecte në nje rrugë te qytet te Cervias.

Publikoje ne:
Brian Filipi, sulmuesi 20-vjeçar i Ravenes (Lega Pro, Seria C, në Itali), një nga talentet futbollistike shqiptare më të spikatura e më premtuese, vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndomtë, i goditur nga pas nga një makinë, teksa ecte në nje rrugë te qytetit te Cervias.
Lojtari në gjysmëpronësi të Palermos, por i rritur te Ravena e më pas, po i huazuar aty, ishte duke ecur me një shokun e skuadrës së tij në anë të rrugës, kur pas shpinës së dy futbollistëve mbërriti autovetura, që e goditi fuqishëm Filipin, i cili fluturoi dhe ra mbi asfalt.
Makina, që sipas dëshmimtarëve ishte me shpejtësi të madhe, u përplas më pas kundër një serie të gjatë makinash të parkuara.
Në fakt, sipas agjencisë italiane, Ansa, pas aksidentit të rëndë në vendngjarje mbërritën menjeherë një makinë e specializuar si dhe dy ambulanca (u plagos edhe një grua 52 vjeçare), që se bashku me karabinierët italianë, çuan futbollistin e ri shqiptar në spital, ku gjeti edhe vdekjen.
Filipi ishte një nga lojtarët premtues shqiptarë, teksa ishte edhe pjesë e Kombëtares U-21.
Albania-sport.com i dërgon familjes së lezhjanit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
E Shtune, 19 Shtator 2009