Sulmuesi i Interit Balotelli i kërkon falje klubit
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, i ka kërkuar falje klubit për tensionet e fundit me trajnerin Jose Mourinjo. Këto komente të Balotellit vijnë pas bisedimeve të mbajtura gjatë ditës së sotme në Appiano Gentile. Balotelli premton kështu një rikthim të shpejtë në fushë .
"Më vjen keq për situatën që është krijuar kohëve të fundit. Unë jam ai që po vuaj sepse e dua futbollin dhe dua të luaj. Unë do të pres i qetë derisa të ketë nevojë ekipi im. Nuk dua të mendoj më për të kaluarën, por të shikoj të ardhmen dhe qëllimet tona në mënyrë që unë të jem gati" thekson Mario Balotelli në një deklaratë të publikuar nga lojtari në faqen zyrtare të Interit.