Sulmuesi nga Istogu, po shkëlqen në Rumani

Edhe një sulmues kosovar po vazhdon të bëjë emër në futbollin evropian. Sulmuesi nga Istogu, Azdren Llullaku është futbollisti që po mahnit të gjithë me formën e treguar në kampionatin rumun.
Llullaku ka shënuar në 3 ndeshje e para 3 gola me skuadrën rumune Gaz Metan. Sulmuesi 25 vjeçar ka shënuar 2 gola mbrëmë në fitoren e Gaz Metan ndaj Vitorul Constanta.
Llullaku shënoj në minutën e 17 dhe 31 të ndeshjes. Llullaku më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave amatore në Itali para se të transferohet në Rumani.
/>