E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesit Higuain me efikasi


Gonzalo Higuaìn është sulmuesi më efikas në kontinentin europian. Edhe pse nuk ka numrim më të madh të golave të shënuar, argjentinasi rezulton se shënon gol mesatarisht cdo 48.7 minuta lojë duke lënë pas emra të tillë si Mesi, Aguero, Xheko e Ronaldo.

Menjëherë në vendin e dytë, gjendet sulmuesi i Mançester Sitit, Edin Xheko që ka shënuar një gol cdo 54.7 minuta, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet futbollisti tjetër i klubit anglez, Serxho Aguero me gol cdo 64.2 minuta.

Nuk shkon më shumë se vendi i katërt, sulmuesi i Barcelonës Lionel Mesi, edhe pse ndaj Majorkës shënoi një 3 golësh. Në dhjetëshen e futbollistëve më efikasë përfshihet edhe Mario Gomez. Sulmuesi i Bajerni të Mynihut ka shënuar 12 gola për 779 minuta, me një mesatare me 1 gol cdo 64.9 minuta lojë.

Ajo që të bën përshtypje është se pavarësisht efikasitetit të tij, Higuaìn është futbollisti që ka vlerën më të ulët në merkato, nga emrat e përmendur deri tani. Sipas faqes së internetit ‘tranfersmarkt.de’, kartoni i sulmuesit argjentinas është 30 milionë euro. Në këtë pikë ai që mban vendin e parë ëhtë Lionel Mesi me 100 milionë euro, i ndjekur nga Aguero me 40 milionë dhe Mario Gomez me 35 milionë euro.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Rudi Vata trajner i Vllaznisë
Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion. “Të varfërit” pushtojnë Europën
Liga e Kampioneve rrezikon të shndërrohet në një “Europa Ligë” të luksit. Një pjesë e mirë e emrave të mëdhenj të futbollit europian rrezikojnë të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm për klube dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e arritura prej tyre. Kriza, Morati vendos të hyjë në merkato
Presidenti i Interit, Masimo Morati vendos më në fund të ndërhyjë në mërkato. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, skuadra zikaltër po mendon të përforcojë mesfushën, por sidomos mbrojtjen duke parë edhe dëmtimin e Maikon. Riberi: Do të qendroj tek Bajern
Frank Riberì nuk ka ndërmend të largohet nga Bajerni i Mynihut. Është futbollisti francez që e ka bërë një deklaratë të tillë duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin bavarez deri në moshën 35 vjecare. Hazard: Largohem nga Lille në fund të sezonit
Eden Hazard, talenti belg i Lille, ka thënë se do të largohet nga kampionati francez në fund të këtij sezoni duke i hapur rrugën klubeve të mëdha të Europës të interesuar për të për të nisur “gjuetinë” në merkato.

Lajmet kryesore

Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Policia shpall në kërkim një tjetër person
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Arizona, shkatërrohet rrjeti i drogës
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan
Ku ndryshojnë konkluzionet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›