E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakersat kosovare sulmojne Serbine


Në kohën kur në veriun e Kosovës rrugët vazhdojnë të mbahen të bllokuara, nga strukturat ilegale të Serbisë, për çfarë Prishtina zyrtare akuzon direkt Beogradin, disa hakerë nga Kosova e kanë lënë një porosi në faqen zyrtarë të një institucioni të shtetit serb.

Bëhet fjalë për faqen zyrtare në internet të Përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë në Gjykatën e Strasburgut.
 
Po të klikoje në zastupnik.gov.rs, gjatë së hënës, aty mund të shihje shqiponjën, simbolin e shqiptarëve, ndërsa, në sfond dëgjohej një këngë patriotike e Shkurte Fejzës: “Jo nuk ndahet Mitrovica”.
 
 “U munduan romakët, pastaj turqit, gjithë kohën provuan grekët, i erdh rendi edhe serbit, por askush nuk pati sukses këtë popull ta shkatërroj”, është mesazhi që është shkruar me të zezë mbi një sfond të kuq.
 
Kjo nuk është hera e parë që hakerët nga Kosova sulmojnë faqe të ndryshme të institucioneve të Serbisë, dhe zakonisht kjo “luftë virtuale” është e përhapur kur ka zhvillime të rëndësishme. 
 
Njëra nga to ishte edhe vendosja e mbishkrimit “Kosova është e pavarur” në faqen e Radio Televizionit Serb.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kastrati: Kushtet e serbëve, të papranueshme
Problemet me barrikadat në veri vazhdojnë duke penguar për rrjedhojë edhe lëvizjen e lirë. Kështu u tha sot në mbledhjen e komitetit për sigurinë në Mitrovicë. Drews dhe Sparkes nuk lejohen të shkojnë në Bërnjak
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka tentuar të shkojë drejt pikëkalimit kufitar të Bërnjakut, por nuk ka mundur, pasi serbët nuk kanë lejuar kalimin e EULEX-it. Hapen 38 km në autostradën Vërmicë-Merdare
Me datë 12 nëntor të gjithë qytetarët e Kosoves dhe më gjerë do të mund të përdorin për qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës Vërmicë- Merdare.
Kosovë, nis shpërndarja e pasaportave biometrike
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës të hënën nis lëshimi i pasaportave të para biometrike të Republikës së Kosovës. Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë notën zyrtare të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u shndërruar kështu në shtetin e 84 që vendos marrëdhënie diplomatike me Prishtinën zyrtare.


Lajmet kryesore

Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Policia shpall në kërkim një tjetër person
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Arizona, shkatërrohet rrjeti i drogës
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan
Ku ndryshojnë konkluzionet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›