E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulo: 21 Janari, ngjarja më e rëndë e 35 viteve të demokracisë. Çështja duhej zbardhur prej kohësh

Analisti Arjon Sulo, në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, e cilësoi 21 janarin si ngjarjen më të rëndë të 35 viteve të demokracisë, duke theksuar se kjo çështje duhej të ishte zbardhur prej kohësh.

Sulo konsideroi një tjetër moment të rëndë “moszbatimi i urdhrave të arrestit të lëshuara nga prokuroria”, që në atë kohë, siç ai thotë, u cilësuan si “puç kushtetues”.

“Përfshirja e ambasadorit Arvizu, pas ngjarjes së rëndë së vrasjes së 4 protestuesve, dhe një tjetër ngjarje e rëndë ishte moszbatimi i urdhrave të arrestit të prokurorisë. U cilësua në atë kohë si puç kushtetues. Gardistët u mbajtën në Kryeministri, Berisha ka dalë një ditë më pas, ka vizituar Gardën dhe ka pasur në krah ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, me sytë e nxirë, dhe ka pasur deklarata se gardistët nuk do të dorëzoheshin.

Sot, Berisha ka thënë se është negociuar nga ambasadori Arvizu masa e tyre e arrestit, por ata janë pyetur normalisht sepse masa e arrestit i penalizonte ata nga funksionaliteti i zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, në dritën e protestave të reja që kishte paralajmëruar opozita.

Lidhur me hetimin, ka kaluar mjaft kohë pasi është një nga ngjarjet më të renda të 35 viteve të demokracisë. Është vonë, shumë përgjegjës duhet të kishin dalë para drejtësisë. Mendoj se ka pasur mjaft kohë që provat të mos jenë më të vlefshme”, tha analisti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›