E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulo: Amerikanët kanë reflektuar, kanë kuptuar opozitën reale

Sulo: Amerikanët kanë reflektuar, kanë kuptuar opozitën reale

Gazetari dhe analisti Arion Sulo i ftuar në “3D” u shpreh SHBA-ja ka reflektuar në lidhje me opozitën reale. Në analizën e tij, Sulo përmend që edhe pse z. Gazmend Bardhi është nga drejtuesit e e protestës së opozitës në parlament, ai serish ishte në delegacionin zyrtarë që zhvilluan takime në Departamentin e Shtetit.

“Ka një reflektim nga SHBA sepse ajo është  vija ndarëse në PD.  Sepse nëse i hiqet “Non Grata” Berishës nuk ka më dallime në PD.  Sepse nëse amerikanët do të bëjnë marrëveshje dhe të lejojnë Ramën 26 vjet në pushtet, duke pasur dhe këto skandale, këtu nuk flitet për demokraci”, theksoi ai.  

Duke bërë analizën e tij, Sulo tha se “Bardhi erdhi nga Amerika dhe shkoi tek Berisha. Edhe pse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar për në Departament Shtetit që në Tiranë.  Ai u bë pjese e delegacionit duke qenë Kreu i Grupit. Për mua këtu ka një reflektim.  Sepse Bardhi është një nga drejtuesit e protestës në Parlament që ka mbajt në kaos zhvillimet por ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar.

”Sot ka nisur Parlamenti pa opozitën. Rreth 15 minuta asnjë përfaqësues nga opozita nuk ishte brenda në sallë të Parlamentit duke lënë jashtë edhe deputetët e përjashtuar” u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›