E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulo: Diaspora është baza e madhe ku Rama synon kuorum kushtetues

Analisti Arion Sulo, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se kryeministri nuk shfaqet me komplekse nga opozita, pasi e ka projekt dhe po e zbaton atë për të shtuar numrin e mandateve në zgjedhjet e 2025.

“Ai kërkon të kapë numra kushtetues. Edhe sikur e gjithë opozita të shkoj në burg, opozita do i ketë 30 mandate, pasi do e votojë populli opozitarë.  Kjo është vetëm “Maja e Ajsbergut”. Janë shkelur disa ligje, si ai i ambasadorëve, buxheti i përdorur, kostoja e sallës etj. Kush i paguan? Duhen thënë se nuk është takim qeveritar. Kryeministri nuk mund të bëjë fushatë. Kam parë një formular ku i kërkohet administratës që të tregojnë se çfarë të afërmish kanë emigrantë”, tha Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›