Sulo: Për të shkuar te teknikat e Kodit dhe ndryshimet kushtetuese, duhet marrëveshje politike

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se duhet një marrëveshje e madhe politike për të shkuar te teknikat e Kodit Zgjedhor apo edhe te ndryshimet Kushtetuese.
Duke iu referuar sinjaleve për ndryshimet kushtetuese, Sulo tha se nëse nuk ndodh përmbysja e madhe e raporteve politike, në Shqipëri nuk bën efekt asnjë lloj sistemi zgjedhor.
Megjithatë, sipas tij, nëse nuk shkohet drejt një pakti të madh politik, nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese apo edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor mbi sistemin elektoral.
“Nëse nuk ndodh përmbysja fut çfarëdo lloj sistemi të duash. Me 101 deputetë ai i godet partitë e vogla. Pra, duhet një marrëveshje politike, pastaj të shkojmë te teknikat e Kodit Zgjedhor.
Duhet një ndryshim. E tha sot Damiani që “OSBE-ja nuk na e ka kërkuar, kjo do edhe ndryshime të Kushtetutës. Ne do të ulemi, e kemi vullnetin për t’u ulur por shiko se kemi edhe 101-in, që e kemi kërkesë të vjetër. Ju keni këtë, ne kemi atë”.
Reformat do të bëhen, mos të bëhen reformat? Berisha i ka denoncuar zgjedhjet. Nuk mori pjesë në territoriale u akuzua që e la fushën bosh, nuk mori pjesë te reforma zgjedhore, ju thoni ia latë atij…”, u shpreh Sulo.
/rtsh.al/