E Martë, 3 Nëntor 2026

Manchester United, Casemiro i dëmtuar, qëndron në Brazil për

Mesfushori i Manchester United, Casemiro do të mungojë në ndeshjen e radhës në Premier League kundër Sheffield United për shkak të dëmtimit. Braziliani qëndroi në vendlindjen e tij për t’u rikuperuar nga ai që u përshkrua si një “problem i vogël” ndërsa luante për vendin e tij në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Venezuelës dhe Uruguait.

United sqaron se vendimi për të qëndruar në Brazil u bazua në këshillën e klubit për tu rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur. Casemiro është përballur me një fillim të vështirë të sezonit, u përjashtua pasi shkaktoi një penallti në humbjen 3-2 të United në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray. Më pas ai u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren 2–1 ndaj Brentford.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›