E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sunday Mirror: E ma e fmijs s Ronaldos, nj kamariere

Për tabloidin britanik “Sunday Mirror” e ëma e fëmijës së Kristiano Ronaldos është një kamariere amerikane.

Britanikja nuk bën publik emrin e kamarieres, por shkruan se Ronaldo dhe mamaja misterioze e fëmijës së tij u takuan verën e shkuar në Los Anxheles ku kanë patur një “aventurë” të shkurtër.

Portugezi pas lindjes së foshnjës kërkoi nënshtrimin e testeve të ADN-së për të verifikuar atësinë. Testimi u realizua në kohën kur lojtari i Real Madrid ndodhej ende me kombëtaren e tij në Boterorin e Afrikës së Jugut.

Menjëherë Ronaldo ra dakort me amerikanen që fëmija të rritej nën tutelën ekskluzive të tij në shkëmbim të 12 milionë eurove për mamanë e foshnjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›