E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zinë për shqiptarët "e thyejnë" shqiptarët

Festivali i Butrintit Një minutë heshtje për tragjedinë e Fushë-Arësit para shfaqjes “Elektra”

Në përfundim të takimit të ditës së djeshme, të zhvilluar në sallën e konferencave të hotel "Butrintit", ku u diskutua shfaqja e parë e Festivalit të Butrintit (“ëndrra e një nate vere"), u komunikua se asnjë pauzë dhe asnjë ndryshim nuk do të ketë nga axhenda e festivalit. Kjo u prit paksa me dyshim e me rezervë, duke menduar se mos organizatorët kishin anashkaluar pa dashje shpalljen dhe respektimin e zisë kombëtare. Por shpejt u pa se nuk kishte asnjë harresë apo keqkuptim, kur koordinatori artistik Alfred çapaliku komunikoi edhe orën e diskutimit të hënën paradite për shfaqjen e natës së dytë, që ishte pikërisht mbrëmë në Butrint. Ka qenë tragjedia "Elektra" që është ngjitur në skenë nga trupa e Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Adonis Filipit. I bie që zija kombëtare të "thyhet" nga shqiptarët.

Nga komunikimi me zotin çapaliku, ai shpjegoi se "edhe zija do të respektohet duke mbajtur një minutë heshtje para shfaqjes, ndërsa festivali nuk ndalet". Drejtori i festivalit, Alfred Bualoti, tha për "Shqip" se zija kombëtare përmban dy kërkesa: atë të mbajtjes së 1 minute heshtje dhe uljen e flamurit në gjysmështizë në institucione dhe jo anulim të çdo aktiviteti kulturor e artistik. Për më tepër, shtoi Bualoti, nata e dytë e festivalit (që përkon me ditën e zisë) ngjit në skenë një tragjedi si "Elektra". Këtyre argumenteve Bualoti u shtoi edhe koston mjaft të rëndë që do të kishte nëse do të shtyhej për një ditë festivali, që llogaritet, sipas tij, në të paktën 15 milionë lekë të vjetra. Nata e parë e Festivalit të Butrintit u çel me shfaqjen “ëndrra e një nate vere” nga regjisori i njohur bullgar, Aleksandër Morfov. Ai ka thënë se ka qenë pikërisht skena e Butrintit që e ka shtyrë të zgjedhë Shekspirin për këtë edicion të dhjetë të festivalit “Butrint 2000”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›