E Martë, 3 Nëntor 2026

“Sundimi i ligjit”, merr fund arratia e 2 të kërkuarve

Merr fund arratia e 2 personave të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Policia bëri me dije se janë arrestuar Adis Caka, 22-vjeç nga Fieri i dënuar me 6 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur pa shlyer edhe 1 vit e 11 muaj burg; si dhe Elton Duraj, 40 vjeç i dënuar po ashtu me 6 vite burg, nga të cilat ka për të kryer edhe 1 vit e 2 muaj burg.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:

-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›