Super-Krasic Juventus fiton

Ishin bardhezinjte ata qe shenuan te paret me serbin ne minuten e 13 avantazh ky qe zgjati vetem 7 minuta pasi Matri barazoi shifrat. Ne te minuten e34-t Juventusi kalon serish ne avantazh dhe autor eshte Krasic.
2 gola te shpejte ne pjesen e dyte me Bonucci-n dhe Krasic dhane idene se ndeshja kishte perfunduar tashme por goli i Matrit i dyti per Cagliari-n sherbeu vetem per te mbajtur per me shume se 10 minuta ne tension Juventinet dhe asgje me shume. Pas kesaj fitoreje Zonja e vjeter ngjitet ne kuoten e 7 pike 3 me pak se Interi kryesues me te cilin pas 7 ditesh do te perballet ne San Siro.
Napoli i Mazzarri-t ka permbysur rezultatin duke shkaterruar ne transferte 4-1 Cesenen suprizen e ketij fillim sezoni ne Serie A. Edhe pse kaluan te paret ne avantazh me Parolo ekipi ku aktivizohet edhe shqiptari Erjon Bogdani nuk mundi te mbaje presionin e napolitaneve te cilet shperthyen ne pjesen e dyte duke shenuar 4 gola brenda 20 minutave.
Lavezzi barazoi shifrat ne minuten e 72 Hamsik kaloi Napolin ne avantazh me nje 11 metersh ndersa Cavani me dy golat ne fund te ndeshjes vulosi fitoren e thelle te Napolit skuader e cila ngjitet ne kuoten e 8 pikeve ne vendin e 6-te.