E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma mund Interin1 me 0. RanieriFitorja ishte ilac

ROME-Ka qene nje gol i MIrko Vucinic ne minuten e e pare e 6 sekonda pas 90 minutave loje te gjata qe i dha Romes suksesin ne ndeshjen e mbremshme me Interin.
Duket se jane shuar madje dhe fantazmat e Breshias dhe harruar mbremjea e se merkures kur arbitri rus penalizoi skuadren e Ranierit.

I ngazellyer per triumfin u shpreh Claudio Ranieri qe shpreson ne ringjallje te skuadres se tij edhe pse ka pranuar se ka shume pune per tu bere.
Kjo fitore ishte ilac per ne por ne ende nuk jemi sheruar. Nje fitore ndaj Interit eshte gjithmone e mire per ekipin. Eumlshte nje fitore per gjithe kolektivin per te qene sa me te bashkuar.

Interi pati disa raste te mira shenimi por ne luftuam deri ne vdekje. Ekipi e gjeti veten kjo ishte paraqitje e mrekullueshme nga te gjithe. Ne duhet te falenderojme djemte e mi. Une jam i kenaqur me gjithe ate qe kane treguar djemte. Ekipi ishte i mire edhe ndaj Brescias ata kane bere gjithcka per te fituar theksoi Ranieri.

Momenti me kontrovers i ndeshjes u regjistrua kur Francesco Totti u zevendesua me golashenuesin Mirko Vucinic ndersa i pakenaqur u tregua kapiteni i Romes qe fare nuk u kthye ne pankine por shkoi drejt e ne dhomen e zhveshjes. Ranieri mohoi se ky acarim mund te kete impakt ne atmosferen brenda ekipit.

Une isha ne dijeni se Francesco Totti luftoi si luan por me eshte dashur qe te bej nje zevendesim me rendesi. Keto jane momentet qe mund ta shfaqin nje trajner. Une doja ta fusja ne loje Vucinicin per shkak se ai do te mund te krijonte probleme me shpejtesine e tij pasi qe e pashe se Lucio nuk ishte kerkund perfundoi Ranieri.

d.b/ANSA/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›