Papandreu: Ballkani do të integrohet brenda vitit 2014
Gjatë një konference shtypi që mbajti sot gjatë takimeve që po zhvillojnë krerët e BE-së në Bruksel, kreu i qeverisë greke shprehu hapur qëndrimin e qeverisë së tij ndaj çështjes së zgjerimit.
"Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t'i japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore", deklaroi Papandreu.
Kryeministri grek e sheh 2014-ën si vitin kur do të anëtarësohen të gjitha shtetet ballkanike në familjen evropiane.