Super heroina, Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ,përveç që është një artiste e përkushtuar, ajo është edhe një nënë e devotshme që rritë dy fëmijë e vetme.
E sapo ndarë nga burri i saj, këngëtari, Marc Anthony asaj i është dashur që të ballafaqohet me sfida të ndryshme në jetë dhe këngëtarja beson se ajo madje, mund të përballojë më shumë se ç’munden njerëzit e zakonshëm.
"Unë jam këngëtare, valltare,aktore. Kjo është pikërisht ajo çfarë unë duhet të bëjë sepse kjo më bënë një person më të mirë dhe një prind më të mirë”, ka thënë Jennifer për revistën, “Harper's Bazaar” në ballinën e së cilës e gjejmë atë për këtë muaj.
Një përkrahës i madh në jetën e saj, është i dashuri. Casper Smart me të cilin këngëtarja ka filluar lidhjen jo shumë kohë pas divorcit me, Marc Anthony./Indeksonline/