E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim fiton miliona në krah të bebes

Shtatzëna, Kim Kardashian po i shton pasurisë së saj edhe disa miliona dollarë e kjo, falë shtatzënisë të cilën e ka bërë publike kohëve të fundit.

Disa ditë më parë, i dashuri i saj, reperi, Kanye West konfirmoi lajmin se Kim është shtatzënë dhe menjëherë pas kësaj, kanë nisur oferta nga kompani të ndryshme që e duan bukuroshen si imazh të tyre, për reklamimin e produkteve për bebe.

“Ajo është në bisedime me një televizion për realizimin e një dokumentari që përfshinë, procesin e shtatzënisë së saj, vizitat tek mjeku, planet për beben e gjera të tjera”, ka zbuluar në burim.

Nga ky projekt, Kim parashihet të fitojë plotë 16 milionë dollarë. Ajo dhe Kanye, kanë tetë muaj që takohen dhe çifti janë shumë të lumtur që së shpejti do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›