E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SuperBowl", siguria si pas 11 shtatorit

Të dielën, kur do të zhvillohet "Super Bowl", finalja e futbollit amerikan, stadiumi "Reimond Xhejms" në Tampa të Floridës do të blindohet. Siguria pritet të jetë e ngjashme me atë pas ngjarjes së 11 shtatorit, ku u sulmuan "Twin Towers" në Nju Jork. Të paktën 20 agjenci federale, duke përfshirë edhe FBI-në, do të jenë në detyrë. Finalja e këtij viti pritet të regjistrojë edhe rekordin, me 100 milionë teleshikues. Kostoja e një spoti publicitar 30 sekonda është 3 milionë dollarë, pavarësisht krizës globale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›