E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperEuro, Fullani apelon per qetesi

Ne nje dalje publike ne pikun e situates se krijuar per shkak te vleresimit te rrufeshem te monedhes europiane, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i beri thirrje agjenteve te tregut valutor qe te qetesohen dhe te mos ndermarrin  veprime te nxituara ne panik.

“Veprimet e kesaj jave kane nje kosto financiare individuale per ata qe i ndermarrin dhe kosto per ekonomine e vendit. Asnje agjent ekonomik nuk eshte me i forte se bazamentet e ekonomise. Pasiguria ne tregun valutor nuk ka asnje baze reale”, u shpreh Fullani.

Guvernatori konfirmon qendrimin konseguent dhe zyrtar te Bankes se Shqiperise se leku do te vazhdoje te jete monedha zyrtare e Shqiperise, duke hedhur poshte deklaratat politika lidhur me adaptimin e Euros si monedhe zyrtare ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›