Superdeputetja
Albana Vokshi deputetja e Kuvendit te Shqiperise vertet mund te ndihet e fuqishme. Jo vetem sepse ne krah asaj i dolen kryeministrat e dy shteteve i Shqiperise dhe Kosoves por edhe para gjyqtarit te Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren ajo ka vazhduar me sjllje arrogante. E pavaresisht te gjithave ajo arriti ne fund ta pezulloje vendimin e kesaj gjykate.
Express ka siguruar aktvendimin e gjykate e cila ne faqen e pare fillon me denimin e shqiptuar prej 250 euro ndaj deputetes Vokshi e gjetur pergjegjese per akuzen 147prishje te rendit dhe qetesise publike148 pasi ka ofenduar rende policet kufitare te Kosoves.
Por ky aktvendim tash eshte ndryshuar sepse ne faqen e trete gjykata e shfuqizon vendimit te vet duke e pezulluar ate pa dhene ndonje arsyetim te vecante.
Ne fillim ne aktvendimin e Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren gjyqtari Nazim Vllaco pasi e denon Albana Sadik Vokshin me 250 euro jep edhe shpjegimet perkatese perse e ka marre kete vendim.
Ne dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikes kufitare te kalimit ne Vermice Bujar Shala i cili ka qene duke e kryer detyren e tij zyrtare.
147Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe148 citon aktvendimi i Gjykates fjalet e deputetes Albana Vokshi.
147Kafshe je ti dhe do shihemi se ti kujton se mund t146ia kalosh lehte me mua une jam deputete148 vazhdon me tej citati i deputetes Vokshi.
147Ti qenke kafshe jeni mesuar ju me serbet andaj silleni ne kete menyre148 i referohet me tej citati Albana Vokshit e cila ne kete menyre ka biseduar me policet kufitare te Kosoves.
Keshtu sipas gjykates me kete veprim Vokshi ka kryer kundervajtjen nga neni 5 pika 3 te Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike.
147...Prandaj denohet me 250 euro. E pandehura eshte e obliguar qe gjoben e shqiptuar ta paguaje ne afat prej 15 ditesh nga dita e plotfuqishmerise se aktvendimit ne te kunderten gjoba do te zevendesohet me denim burgimi ne ate menyre qe per cdo 15 euro te gjobes te mbahet nga nje dite burg...148 thuhet ne kete aktvendim.
Por menjehere ne faqen e dyte te ketij aktvendimi versioni i fundit i siguruar nga Express pezullohet procedura kundervajtes kunder te pandehures Albana Vokshi nga Tirana Republika e Shqiperise.
147....gjate procedures eshte konstatuar se nuk ka kryer kundervajtjet e cekura si me lart per te cilat me kerkese i vihet ne barre...148 thuhet ne kete dokument i cili gjithashtu eshte i nenshkruar nga gjyqtari Nazim Vllaco i njejti i cili ne fleten paraprake e denon deputeten Vokshi.
Ngjarja sipas Gjykates
Sipas dokumentit zyrtar gjendja faktike e pershkruar ne dispozitiv te aktvendimit eshte vertetuar ne baze te deklarates te se pandehures Albana Vokshi dhe deklarates se deshmitareve-zyrtareve policore Bujar Shala Bekim Morina dhe Mjellma Shala e posacerisht ne baze te procesverbalit mbi ballafaqimin e te pandehures dhe deshmitarit Bujar Shala.
Ne dokumentin e gjykates shkruan se e pandehura Albana Vokshi ne deklaraten e vet te cilin e ka dhene ne prezence te avokatit te saj Orhan Rekathatit pervec te tjerave ka theksuar se ne diten kritike rreth ores 13 ka qene ne cilesine e bashkudhetares me veturen e udhetareve te tipit 147Peugeot148 me targa shqiptare TR 1938 R.
147....Vetura drejtohej nga motra e saj Mimoza Vokshi dhe ne vendin e kontrollimit te dokumenteve ka dale nga vetura dhe me sjelljet e saj te pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor te Policise Kufitare Bujar Shala me fjalet 145Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe146148 thuhet ne kete dokument.
Ne kete pjese jane te perfshira te gjitha shprehjet e thena nga ajo te njejta me ato te arsyetimit te aktvendimit te gjykates.
Gjykata vlereson se deklaratat e dhena nga deshmitaret rastit policet Bujar Shala Bekim Morina dhe Mjellma Shala ne teresi jane identike ne pjesen qe ka te beje me ate se e pandehura Albana Vokshi ne oren kritike te asaj dite ka ofenduar rende me shprehjet qe ne te gjitha rastet permbajne fjalen 147kafshe148.
147Prane kesaj deklarate ne teresi kane mbetur edhe gjate ballafaqimit me te pandehuren edhe deshmitari Bujar Shala148 thuhet dokumentin zyrtar te gjykates.
147...Duke vleresuar deklaraten e te pandehures dhe deklaraten e deshmitareve eshte konstatuar se e pandehura ka kryer kundervajtjen nga neni 5 pika 3 e Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike dhe pas administrimit te te gjitha provave eshte shpallur pergjegjese...148 shkruan ne dokument.
Madje aty permendet edhe nje fakt tjeter. 147...Si rrethane renduese eshte marre parasysh qendrimi i saj Albana Vokshit jo korrekt dhe i vrazhde ndaj deshmitarit-personit zyrtar Bujar Shales gjate procedures gjyqesore..148 thuhet ne fund te arsyetimit te gjyqtarit pasi ka marre vendimin per denimin e deputetes me 250 euro.
Politika
Kryeministri i Kosoves ne largim Hashim Thaci i ka kerkuar ndjese Sali Berishes Kryeministrit te Shqiperise lidhur me incidentit e ndodhur me Albana Vokshin deputete e Kuvendit te Shqiperise nga radhet e Partise Demokratike.
Pavaresisht se gjykata ka konstatuar se deputetja Vokshi ishte shkaktare e tere kesaj tollovie Kryeministri Sali Berisha doli hapur ne mbrojtje deputetes se PD-se.
Kreu i ekzekutivit shqiptar fajesoi Kosoven per ate qe ndodhi. 147Ky ka qene akt i papergjegjshem dhe vetem kaq. Kryeministri i Kosoves me ka telefonuar mua po ate nate. Ka paraqitur ndjesen e tij me ka kerkuar t146ia percjell deputetes Vokshi ndjesen e tij per aktin dhe garantuar se do te nxirren te gjitha pergjegjesite.
Me tutje kjo eshte kaq dhe vetem kaq dhe absolutisht asgje tjeter. Nje gje qe ndodh por ka nje qeveri qe qendron teresisht ne pozicionet e duhura148 ka thene Sali Berisha.