Bastisje per vrasjen e policit ende ska te arrestuar
E plotesuar Policia ka konfirmuar se mbreme rreth ores 21 ne Grabanice te Klines eshte vrare Arben Sejdiu polic i Stacionit Policor ne Kline.
Hetuesit policore kane bastisur gjashte shtepi ne komunen e Klines dhe kane shoqeruar 10 persona per t146i intervistuar lidhur me rastin por deri me tani nuk eshte ndaluar asnje i dyshuar.
Arbeni 1970 ndodhej ne shtepine e nje te afermi kur eshte qelluar me bresheri automatiku nga persona ende te panjohur. Nga te shtenat qe kane ardhur nga oborri i shtepise kane mbetur te plagosur edhe dy persona te tjere.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2110 ne fshatin Grabanice te Klines ka konfirmuar policia e rajonit te Pejes nepermes nje komunikate per shtyp.
Policia ka shkuar ne vendngjarje pasi eshte njoftuar per te shtena se ne shtepine e viktimes Naim Sejdiu lindur dhe banues ne fshatin Grabanice. Oficeri policor Arben Deme Sejdiu dhe Qemajl Naim Sejdiu 24-vjecar te dy lindur dhe banues ne fshatin Grabanice kane qene se bashku me familjare te tjere duke qendruar ne dhomen e pritjes kur nga oborri i shtepise persona te panjohur kane shtene me arme automatike te zjarrit.
Me kete rast nga plaget e marra oficeri policor ka mbetur i vdekur ne vend.Vdekjen e tij e ka konfirmuar nje ekip mjekesor i cili ka dale ne vendin e ngjarjes pas marrjes se njoftimit.
Kurse Naimi dhe Qemajli te plagosur jane derguar nga familjaret ne Spitalin Rajonal ne Peje. Naimi eshte ndaluar ne spital per tretman mjekesor te metutjeshem ndersa Qemajli pas marrjes se ndihmes eshte liruar per ne shtepi.
Per rastin jane njoftuar menjehere njesitet perkatese policore dhe stafi komandues i stacionit policor ne Kline sikurse dhe Drejtoria Rajonale e Policise ne Peje Drejtori Rajonal Ndihmesdrejtori i Pergjithshem i Policise per Operative nga Drejtoria e Pergjithshme Prishtine Zv.Drejtoret Rajonale Njesiti Hetimeve Rajonale Njesiti i Krimeve Serioze Njesiti i Kriminalistikes Teknike Prokurori Publik i Qarkut Njesitet e Specializuara Operative Njesiti K-9 Qenet e dresuar hetues dhe oficere te tjere policore te cilet kane shkuar ne vendin e krimit.
Jane aktivizuar edhe planet operacionale qe efektivat policore te veprojne ne rajon sa me shpejte per kapjen e kryesve te krimit.
Operacioni policor po vazhdonte ende rreth mesdites.
Vritet Arben Sejdiu polic i Kosoves
Mbreme vone eshte ekzekutuar para deres se nje te afermi te vet Arben Sejdiu pjesetar i Policise se Kosoves.
Ngjarja e rende ka ndodhur mbreme ne qytezen e Klines nderkohe qe motivet per kete vrasje ende jane te paqarta.
Ai dyshohet se eshte ekzekutuar nga plumbat e shkrepur nga nje veture ne levizje.
Brahim Sadriu zedhenes i Policise se Kosoves i kontaktuar nga Express e konfirmoi vrasjen e policit por tha se tash per tash nuk ka shume informacione.
Pritet qe Policia e rajonit te Pejes pak me vone te leshoje nje komunikate per media ne te cilen ndoshta mund te jepen pak me shuam informacione.
Qe nga nga krijimi i Policise se Kosoves jane vrare 11 pjesetare te saj dhe gati te gjitha rastet kane mbetur te pazbuluara.
Rasti i fundit ishte vrasja e Triumf Rizes me 30 gusht 2007.