Superhistoriani kërkon ndjesë, shau Keynes si gej
Niall Ferguson, një nga historianët më të njohur sot, bëri komente negative për ekonomistin
Profesori i historisë në Harvard, Niall Ferguson, kërkoi ndjesë dje për sharjet që pati bërë ndaj ekonomistit John Maynard Keynes. Ferguson, një nga historianët më me ndikim në kohën tonë, pati thënë se Keynes nuk shqetësohej për të ardhmen e shoqërisë për shkak se ai qe gej dhe nuk kishte fëmijë. Profesor Ferguson, i lindur në Skoci, i bëri këto komente në një konferencë në Kaliforni.
Keynes është ndoshta ekonomisti më me ndikim në shekullin e njëzetë, i cili u nda nga jeta në vitin 1946. Ferguson kërkoi ndjesë pa rezerva për komentet, të cilat i konsideroi idiote dhe të pandjeshme. Ai u pyet të komentonte mbi një shprehje të famshme të Keynes, i cili i pyetur për të ardhmen tha: në terma afatgjatë ne të gjithë jemi të vdekur.
Në një koment të patranskriptuar mbi këtë çështje, historiani i profilit të lartë tha se Keynes qe i pandjeshëm sa u përket termave afatgjatë për shkak se nuk kishte fëmijë dhe se ai nuk kishte fëmijë, sepse ishte gej.
Por në deklaratën e ndjesës, ai tha se është e qartë se njerëzit që nuk kanë fëmijë janë gjithashtu të shqetësuar për fatin e gjeneratave të ardhshme. Ai këmbënguli se nuk kishte ndjenja homofobie.
Mosmarrëveshjet e mia me filozofinë ekonomike të Keynes nuk kanë pasur kurrë për bazë orientimin e tij seksual, shkroi ai. Është thjesht false të sugjerosh, siç bëra unë, se qëndrimet e tij ndaj politikave ekonomike qenë frymëzuar nga ndonjë aspekt i jetës së tij personale. Ata që më njohin mua dhe punën time janë shumë të vetëdijshëm, unë urrej çdo lloj paragjykimi, seksual apo të ndonjë lloji tjetër.
Më 1926, Keynes u martua me Lydia Lopokova, një balerinë ruse, dhe prof. Ferguson tha se ai e pati harruar për momentin se Lopokova pati një abort spontan të fëmijës së pritshëm të çiftit.
Superhistoriani kërkon ndjesë, shau Keynes si gej burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email