E Diel, 1 Nëntor 2026

Superiorja Skenderbeu shkurorezon Dinamon 3-1

Shkelqim Muca mundi keshtu ish-skuadren e tij. Blute mund te humbin sot kreun e klasifikimit

Takimi qe kaloi ne plan te dyte edhe pse vetem per nje dite ndeshjen midis Tiranes dhe Vllaznise luhet sot ne oren 1300 dhuroi emocione gola dhe shume spektakel. Keshtu ne Korce ujqerit e debores kafshuan skuadren kampione ne fuqi Dinamon. Rezultati i ketij takimi i dha kenaqesi te dyfishte teknikut te Skenderbeut Shkelqim Muca. Ky i fundit brenda nje 90-minuteshi mundi krijesen e tij si dhe arriti te hipte korcaret ne kreun e klasifikimit. Keshtu ish-tekniku i kampioneve te Shqiperise qe sot drejton Skenderbeun u hakmor ne menyren me te mire te mundshme ndaj klubit qe e shkarkoi edhe pse e nxori kampion 11 jave para se te perfundonte kampionati.

Ne histori

Para fillimit te ndeshjes Skenderbeu-Dinamo e vlefshme per javen XI te Kategorise Superiore ministri i Ekonomise Bode dhe presidenti i FSHF-se Duka kane prere shiritin e perurimit te stadiumit Skenderbeu. Ky takim ka qene historik jo vetem se dy skuadrat zhvillonin midis tyre ndeshjen e 100-te me vetem 8 fitore te korcareve ndaj 60 te bluve por edhe se kjo ishte ndeshja e pare nen dritat e projektoreve ne stadiumin e Korces. Gjithashtu nje rekord me vete vune edhe shikuesit. Dje ne shkallet e stadiumit Skenderbeu ishin te pranishem rreth 12 mije te tille.

Kronika

Pjesa e pare e ndeshjes kaloi pa shume raste per tu shenuar nderkohe qe fraksioni i dyte i lojes ka nje tablo tjeter pasi nisi ne menyren me te mire per miqte qe shenuan ne minuten e 48-te me ane te Muzakes. Nje kundersulm i shpejte u finalizua me nje veprim te bukur te numrit 17 te Dinamos qe evitoi edhe daljen e portierit Orges Shehu duke e kaluar topin poshte duarve te tij. Stadiumi i Korces ne ate moment ra ne heshtje. Por nuk do ta vuante shume kete situate sepse ne minuten e 54-t doli ne drite edhe goli i barazimit per vendesit me autor Jolic. Ky i fundit ne nje pozicion disi te dyshimte mori nje pasim nga Berkic duke realizuar ne porten e mbrojtur nga Alban Hoxha. Qe ketu nisi edhe ndryshimi total i ndeshjes ku Dinamo beri disa zevendesime te cuditshme duke nxjerre nga loja lojtaret me te mire te mbrojtjes. Madje kampionet blu nuk shfaqen me asnje deshire per te sulmuar dhe shenuar ne porten korcare. Per pasoje Skenderbeu nuk e pati shume te veshtire per te mos thene fare te realizonte edhe dy gola te tjere ne minuten e 69-te me ane te Biskup dhe ne minuten e 77-te me ane te Berkicit. Qe pas pesimit te ketyre golave Dinamo pushoi se ekzistuari ne fushe pasi lojtaret e saj nuk treguan asgje nga performanca e pjeses se pare edhe pse ne minuten e parafundit mendoi Bakaj qe tu jepte pak frymemarrje kampioneve qe dolen kokulur nga ky takim.

Flamurtari kerkon parakalimin Tirana e Vllaznia sfide

Rezultatet e djeshme u kane dhene jo pak zemer ndjekesve te Dinamos. Keshtu ne Qemal Stafa ne oren 1300 takimi midis Tiranes dhe Vllaznise do te ndizet edhe me shume duke qene se qe te dyja keto skuadra kane mundesi qe ti afrohen edhe me shume kreut te klasifikimit qe me shume mundesi do te merret nga Flamurtari. Sot kuqezinjte nese do te marrin te tria piket ne Ruzhdi Bizhuta te Elbasanit atehere do te kryesojne te vetem Kategorine Superiore.

Java 11 Superliga

Te premten

Laci-Besa 1-0

Shazivari 89

Dje

Bylis-Shkumbini 3-2

F.Xhafa 10 49 Gay 89 / Kuli 40 Mancaku 78

Skenderbeu-Dinamo 3-2

Jolic 54 Biskup 69 Berkic 77 / Muzaka 48 Bakaj 89

Sot

Tirana-Vllaznia

Elbasani-Flamurtari

Neser

Kastrioti-Teuta

Renditja

ND. PIke

1. Dinamo 11 23

2. Skenderbeu11 23

3. Flamurtari 10 22

4. Tirana 10 15

5. Teuta 10 15

6. Shkumbini 11 14

7. Vllaznia 10 14

8. Laci 11 14

9. Bylis 11 10

10. Besa 11 8

11. Kastrioti 10 8

12. Elbasani 10 6

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›