Derbi i Madonines Interi kerkon tri piket perballe djallit kuqezi

Benitez E njoh kete derbi qe nga Stambolli. Galiani Po te fitojme kete takim marrim skudeton. Milani prej pese vitesh nuk fiton ne folene e gjarprit zikalter
Giuseppe Meazza strofka e gjarprit zikalter per nje nate do te prese djallin kuqezi. Keshtu ne impiantin mitik te Milanos do te luhet sot per te 275-n here derbi i Madonines. Interi prites do te kerkoje tri piket perballe Milanit te Alegrit. Keshtu djemte e Benitezit ne qofte se do te arrijne suksesin atehere do te mund te merrnin vendin e pare si dhe do tu jepnin nje grusht te forte endrrave per skudeto te kusherinjve milaniste.
Benitezi flet per pike kthese
Nje dite para ketij takimi trajneri i Interit Rafa Benitez eshte shprehur entuziast pasi per here te pare do te jete protagonist ne nje takim qe sipas tij te gjithe do ta ndjekin. E dime qe eshte nje ndeshje e rendesishme e gjithe bota do te na shikoje. Une kam shume pervoje me derbi pasi kam qene protagonist ne te tilla takime si ne Angli ashtu edhe ne Spanje. Gjithsesi mendoj se kjo ndeshje ka shume peshe. Kete gje e kam kuptuar pas finales se Stambollit Liverpuli mundi Milanin me penallti dhe fitoi Ligen e Kampioneve. Ate nate tifoze te Interit u qendruan prane tifozeve te Liverpulit. Sot kam mesuar qe ne derbin e se dieles shume tifoze te Liverpulit do te jene te pranishem ne stadium - u shpreh Rafa Benitez. Tekniku spanjoll i Interit me tej komentoi ate cka shkruar shtypi italian ne vigjilje te ketij takimi. Pas fitores ndaj Barit ne ishim skuadra spektakolare ndersa tani kane thene se kam 40 dite kohe per te ndryshuar gjerat ketu... Mendoj se duhet ekuiliber Interi eshte skuader e forte. Them se eshte shume e forte po aq sa ceshte edhe Milani. Them se klasifikimi nuk eshte shume i rendesishem. Une e di se cdo te thote ky takim per shoqerine tifozet dhe vete lojtaret. Kuptoj gjithcka nga ambienti qe eshte krijuar para kesaj ndeshjeje. Ky takim mund te jete ndeshja e kthimit. Ky 90-minutesh mund te shenoje per ne piken e ktheses - tha ish-tekniku i Liverpulit. Ne fund te fjales se tij Benitezi u kerkoi te tijve impenjim maksimal si dhe u beri therije qe te harronin te shkuaren Duhet te harrojme Murinjon dhe Mancinin. Ne duhet te harrojme kush ka fituar ketu. Ne tashme duhet qe te bejme dicka ndryshe. Ne duam qe te fitojme dhe nese e arrijme kete nepermjet lojes se bukur atehere me mire. Ne cdo takim zbresim ne fushe per fitore jo per barazim - pohoi Benitezi.
Te rikuperuarit
Pasi u beri thirrje te tijve qe te harrojne finalet e luajtura vjet ne Madrid Siene e Rome Interi perkatesisht fitoi Ligen e Kampioneve Kampionatin dhe Kupen trajneri spanjoll pohoi se sot ne mbremje do te rrezikoje gjithcka per te fituar. Me sakte ai premtoi se ne fushe do te hidhte edhe te saporikuperuarit si Hulio Sezar Kambiaso dhe Shnaider Fantazisti holandez eshte mire dhe do te luaje. Po te njejten gje them edhe per Hulio Sezarin. Ndersa per sa i perket Kambiasos mund te zbuloj se ai eshte mire dhe se do te filloje ndeshjen nga pankina. Pas fjaleve te spanjollit mendohet se ne mbrojtje do te rikthehet Materaci Ai po stervitet mire. Marko ka shume pasion dhe ne te tilla takime pasioni ka shume rendesi.
Galiani Nese fitojme atehere marrim skudeton
Nese do te fitojme derbin atehere ju them se do te mund te fitojme edhe skudeton. Adriano Galiani ne vigjilje te derbit te Madonines ndaloi dje ne Milanelo per te dhene autografe per te tifozet kuqezi. Me pas administratori i deleguar i Milanit nuk fshehu optimizmin para ketij takimi. Nderkohe qe trajneri i kuqezinjve Masimiliano Alegri ishte ne nje tjeter gjatesi vale. Them se Interi do te paraqitet mjaft i nevrikosur keshtu qe u bej thirrje lojtareve te mi qe edhe ata te jene te tille. Ky eshte derbi im i pare - pohoi Alegri. - Them se Milani duhet te marre rezultat pozitiv pasi vetem keshtu do te mund te vazhdojme ne rrugen qe na solli deri ne krye te klasifikimit. Mbi te gjitha ju them se deshiroj qe te mos marrim asnje gol. Ne kete ndeshje ne futemi si te paret ne renditje prandaj duhet te futemi ne fushe te perqendruar. Ne kete takim numrin e gabimeve duhet ta ulim ne maksimum. Me tej numri nje i pankines kuqezi tha se presidenti Berluskoni ende nuk e kishte marre ne telefon ndersa i pyetur nga gazetaret nese do te hidhte firmen per nje barazim ai u shpreh Jo nuk dua barazim. Mua me pelqen qe ti luaj ndeshjet deri ne fund.
Te demtuarit dhe rendesia e Pirlos
Gjate konferences per shtyp Alegri nder te tjera tregoi se Andrea Pirlo eshte njeri nga lojtaret me te rendesishem te Milanit. Trajneri kuqezi tha se Numri 21 eshte stervitur mire dhe se do te vendose per aktivizimin e tij vetem gjate dites se sotme. Pervec pikepyetjeve qe jane ngritur per aktivizimin e Pirlos numri nje i pankines kuqezi foli edhe per takimet e mesjaves se Serise A ku Milani fitoi tri piket me te cilat mori kreun por humbi futbolliste kyce ne sulm. Do te jepja tri piket qe piket qe morem ndaj Palermos ne kembim te Patos dhe Inzagit.
Pipo po luante mire dhe ne zone kur hynte ne loje i jepte nje dore ekipit. Por ja qe per fatin tone te keq ai u demtua rende ne ndeshjen e se merkures ndaj Palermos e mundi Milani ne San Siro 3-1. Po ashtu nje mungese e rendesishme per ne do te jete edhe ajo e Patos. Ai do te na mungoje gjashte jave. Per ne do te jete nje mungese e rendesishme pasi tani ai po shenonte rregullisht. Gjithsesi mendoj se te gjithe ata qe do te luajne ndaj Interit jane gati te luajne nje derbi te madh - u shpreh Alegri. Ne fund te konferences per shtyp numri nje i pankines kuqezi zbuloi se Milani do te luaje me fantaziste pasi keshtu ka luajtur nje pjese te mire te kampionatit. Ne momentet e fundit Alegri ka menduar te rreshtoje Zidorfin dhe jo Ronaldinjon sic ishte menduar me pare.
Stadiumi
Derbi eshte gjithmone nje derbi. Keshtu per takimin qe fal emocione dhe shume spektakel biletarite ne Milano do te qendrojne te mbyllura. Nje komunikate per mediat e publikuar nga shoqeria zikalter ne sajtin zyrtar thuhet se te gjitha biletat per kete takim jane shitur. Keshtu ne Giuseppe Meazza te pranishem ne derbin e madh Inter-Milan do te jene plot 80 mije shikues.
2-shi i mungon Milanit prej pese vitesh
Bilanci i derbit te Madonines flet kuqezi. Keshtu Milani ka fituar plot 105 ndeshje ndaj Interit ndersa keta te fundit kane mundur kusherinjte ne 95 ndeshje. Per sa i perket bilancit te takimeve ku sheh Interin si zot shtepie atehere muzika ndryshon pasi qekur kampionati luhet me formulen e sotme keto dy skuadra jane perballur 76 here nga te cilat 27 takime ka fituar Interi dhe vetem 22 here hera ka fituar Milani nderkohe qe ne paqe jane mbyllur 27 ndeshje. Per sa u perket golave te shenuar gjithmone ne takimet ku Interi ka qene prites numerohen plot 102 te realizuar prej kuqezinjve dhe 105 prej zikalterve. Ne kete takim skuadra e Milanit pervec Interit ka edhe nje tabu per te thyer. Kuqezinjte kane plot pese vjet qe nuk mundin Interin jashte fushe. Keshtu fitorja e fundit e marre jashte mureve mike daton me 25 shkurt te 2005-s. Ne ate takim lojtari i ndeshjes ishte Riki Kaka qe shenoi golin e vetem te takimit ne minuten e 29-te. Nderkohe per tu permendur eshte edhe ajo pritje e Dides qe beri ne fund te pjeses se pare pas nje goditjeje te bukur te Veronit.
8 ndeshjet e fundit ne shtepi te Interit
24 janar 2010 Inter - Milan 2-0 Java 21 - Sezoni 2009-2010
15 shkurt 2009 Inter - Milan 2-1 Java 24 - Sezoni 2008-2009
23 dhjetor 2007 Inter - Milan 2-1 Java 17 - Sezoni 2007-2008
11 mars 2007 Inter - Milan 2-1 Java 28 - Sezoni 2006/2007
11 dhjetor 2005 Inter - Milan 3-2 Java 15 - Sezoni 2005/2006
27 shkurt 2005 Inter - Milan 0-1 Java 26 - Sezoni 2004/2005
5 tetor 2003 Inter - Milan 1-3 Java 5 - Sezoni 2003/2004
12 prill 2003 Inter - Milan 0-1 Java 28 - Sezoni 2002/2003