Superkupa e Spanjes barazim Real- Barcelona

Reali Madridit dhe Barcelona kanë barazuar 2-2 në finale e parë për Superkupën e Spanjës, një rezultat ky që favorizon skuadrën e Pep Guardiolës që ndeshjen e kthimit do ta luajë në tempullin e saj “Camp Nou’. Kampionët e Spanjës dhe të Europës do t’i rezistonin presionit të tifozëve madrilenë, por edhe formacionit të Jose Mourinhos, që e nisi sfidën në sulm dhe do të gjente shumë shpejt golin e avantazhit me Ozil.
Gjermani do të lirohej mirë në qendër të zonës dhe me një goditje të saktë do ta dërgonte topin në rrjetë. Festa e ‘Santiago Bernabeut” dhe shpresa e popullit “merenges” për një hakmarrje me goleadë do të shuheshin që në pjesën e parë.
David Villa do të barazonte rezultatin me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, ndërsa Lionel Messi ka hedhur poshtë të gjithë zërat që flisbnin për një formë të dobët të argjentinasit, duke shënuar golin e dytë për Barcelonën në fundin e 45 minutave të para.
Me rikthimin në fushë, Reali i Madridit do të tregohej më agresiv, ndërsa Xavi Alonso do të kthente ekulibrat me golin e tij në minutën e 54-rt. Me gjithë përpjekjet për të shënuar në minutat e mbetura dy skuadrat nuk do të gjenin rrugën e rrjetës duke e m,byllur në barazim 2-2 “klasiken’ e parë të këtij sezoni të futbollit spanjoll.
Mund të jetë e kënaqur me këtë rezultat Barcelona, e cila me dy golat në fushën kundërshtare prêt si favorite finalen e kthimit, e cila dfo të luhet të mërkurën në “Camp Nou’.
Nertan Prifti