E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdheri i Infermierit kualifikim per personelin spitalor.

Urdhëri i infermierit ngre shqetësimin se  personeli shëndetsor nuk ështëi kualifikuar si duhet, duke ndikuar kështu në një shërbim jo cilësor ndaj pacientëve.

Përfaqësuesit e këtij institucioni thonë se  qendra  kombëtare e edukimit në vazhdim  ka përjashtuar nga trajnimet dhe kualifikimet rreth 70% të personelit shëndetsor, dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë çertifikimi për këtë  kategori.

Një problem sipas urdhërit të infermierëve mbeten të rinjtë e sapo diplomuar, cilësia e të cilëve është shumë e dobët .

Sabri Skënderi, President i Urdhërit të Mjekut thotë se një sërë kategorish nuk janë përfshirë e edukimi në vazhdiom duhet të vijojë i çertifikuar nga profesionistët për shkak të nivelit bazë tejet të ulët të  infermierëve të sapodiplomuar.  

Qendra e edukimit në vazhdim  është ngritur në fund të vitit 2009, ndërkohë që në janar të 2010 ka filluar çertifikimi i vetëm tre kategorive në shëndetsi, i mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve, ndërkohë që ende nuk ka një urdhër për përshfirjen në edukimin e vazhdueshëm të pjesës tjetër që  janë pjesë e personelit shëndetor në kujdesin parësor dhe atë terciar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›