Superliga, Apolonia – Vllaznia 1-1Ky ishte barazimi i 12-të në 65 ndeshje midis dy ekipeve

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Vllaznia ia doli të marrë një pikë shumë të çmuar në transfertën e vështirë me Apoloninë (1-1) në Fier, në takimin e javës së 13-të të Superligës.
EKUILIBËR NË FIER
Mbrojtësi Elvin Beqiri shënoi në minutën e 12-të për miqtë nga Shkodra, gol që mbylli edhe pjesën e parë në “Loni Papuçiu”, duke e shqetësuar jo pak trajnerin Hasan Lika në sfidën kundër ish-skuadrës të cilën e drejtoi në pesë javët e parë të këtij sezoni. Për mbrojtësin e Kombëtares ky ishte goli i tij të parë sezonal. Apolonia ia doli të barazojë në minutën e 12-të të pjesës së dytë, falë një goli të realizuar nga 23-vjeçari Agim Meto, i cili shënoi golin e tij të tretë sezonal. Meto është golashënuesi më i mirë shqiptar në radhët e Apolonisë, pasi dy më të mirët janë serbi Mlladen Bërkiç (4 gola) dhe boshnjaku Sead Haxhibuliç (po gola). Ky ishte barazimi i 12-të në 65 ndeshje midis dy ekipeve, 13 fitore Apolonia, 40 fitore Vllaznia. Madje edhe barazimi i tyre i fundit ka përfunduar po 1-1, por gati shtatë vjet më parë, më 21 dhjetor 2002.
GOLAT SIPAS EKIPEVE
APOLONIA
20 gola/ 10 futbollistë
4: Mlladen Bërkiç
4: Sead Haxhibuliç
3: Agim Meto
2: Albert Kaçi
2: Erjon Hoti
2: Semir Haxhibuliç
1: Edin Feruzoviç
1: Ofojeh Charles
1: Arbër Capo
1: Andi Ribaj
VLLAZNIA
8 gola/ 6 futbollistë
4: Bekim Bala
1: Ilir Nallbani
1: Fetim Kasapi
1: Safet Osja
1: Vioresin Sinani
1: Elvin Beqiri
Numri i klikimeve - 2801
E Shtune, 05 Dhjetor 2009