E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Partizani – Gramshi 2-1Me këtë fitore, e pesta sezonale dhe e pesta në shtëpi, Partizani u ngjit në kuotën e 18 pikëve

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Partizani fitoi jo pa vështirësi ndaj Gramshit (2-1) në ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë së Parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

DETYRË E KRYER
Artan Karapici dhe Klodian Asllani shënuan dy gola brenda tre minutash për Partizanin, përkatësisht 15 dhe 18, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje me goleadë ndaj gramshiotëve, por veterani Gentian Stojku shkurtoi diferencën në minutën e 54-t, teksa rezultati 2-1 nuk ndryshoi më deri në fërshëllimën e gjyqtarit Jubica. Për Karapicin ky ishte goli i katërt sezonal, ndërsa për Asllanin i treti. Kjo ishte dhe fitorja e parë e Partizanit në ballafaqimin e parë historik me Gramshin. Me këtë fitore, e pesta sezonale dhe e pesta në shtëpi, Partizani u ngjit në kuotën e 18 pikëve, duke u ngjitur në vendin e shtatë.

Numri i klikimeve - 2802
  E Shtune, 05 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›