E Martë, 3 Nëntor 2026

Superliga, Egnatia rikthehet tek fitorja dhe shkëputet në krye

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi.

Rrogozhinasit triumfuan 2-0 ndaj Bylisit në transfertë, në sfidën e javës së 32-të në Superligë.

Sukses i rëndësishëm për kampionët në fuqi, që shkëputen në krye të renditjes me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit të dytë.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Regi Lushkja zhbllokoi takimin në minutën e 48-të, ndërsa Saliou Guindo dyfishoi shifrat në minutën e 74-t, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja.

Kjo humbje e zbret Bylisin në vendin e parafundit me 33 pikë, po aq sa edhe Skënderbeu me Laçin, që pozicionohen më sipër. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›