E Martë, 3 Nëntor 2026

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu madhor i kësaj grupmoshe që do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor në vendin tonë.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij, e cilësoi këtë kompeticion si një mundësi unike për të treguar progresin e futbollit shqiptar.

Ai nënvizoi rëndësinë e këtij turneu si një hap tjetër në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj, duke e konsideruar atë një festë të vlerave sportive dhe pasionit për futbollin.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se organizimi i këtij kampionati është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Federatës për të rritur nivelin e futbollit në vend, duke përmendur investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.

Në përfundim, Duka uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe i ftoi të gjithë të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, duke e përjetuar këtë turne jo vetëm si një garë sportive, por edhe si një eksperiencë unike kulturore dhe mikpritëse. /j.p/

Shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” Foto: Agim Dobi 1 nga 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›