E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Kastrioti – Teuta 1-2Teuta bëri autokritikën më të mirë pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Durrës

Rrjetet sociale:


(ALBANIA SPORT) – Teuta fitoi 2-1 në transfertë me Kastriotin në Krujë në një stadium pa shikues, në takimin hapës të javës së 13-të të Kategorisë Superiore.

AUTOKRITIKË E SHËNDOSHË
Teuta bëri autokritikën më të mirë pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Durrës, në javën e parë të fazës së dytë. Dy djemtë e artë të Mirel Josës, Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile shënuan nga një gol secili në fitoren e dytë sezonale jashtë “Niko Dovanës”. Hysa shënoi në minutën e 19-të. Goli i pëstë sezonal i tiranasit të Kombëtares U-21. Kapiteni Vangjel Mile dyfishoi shifrat në minutën e 62-të. Edhe për beratasin ky ishte goli i pestë gjatë këtij edicioni. Kastrioti shkurtoi diferencën në të 68’ me anë të Eleandro Pemës (goli i tij parë sezonal). Për Kastriotin kjo ishte humbja e dytë rresht në fazën e dytë, pas asaj me Dinamon (2-0) në javën e 12-të. Teuta u ngjit në kuotën e 19 pikëve. 

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

04.12.2009, 13:30

Kastrioti-Teuta 1-2
Shënues: Eleandro Pema 68’/ Vilfor Hysa 19’, Vangjel Mile 62’

KASTRIOTI
12 gola/6 futbollistë

4: Oriand Abazaj
2: Robert Grizha
2: Klevis Roshi
1: Florian Braho
1: Erald Turdiu
1: Olsi Teqja
1: Eleandro Pema

TEUTA
14 gola/ futbollistë

5: Vilfor Hysa
5: Vangjel Mile
2: Bledar Hodo
1: Ergis Mersini
1: Shpëtim Moçka (Flamurtari, autogol)

Numri i klikimeve - 1087
  E Premte, 04 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›