E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka: Gjykimi, jo i keqGjyqtarët janë akuzuar shpesh nga klubet apo presidentët e tyre për paaftësi në drejtimin e ndeshjeve,

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vlerësoi me nota pozitive punën e bërë nga gjyqtarët gjatë këtij edicioni, pavarësisht se klubet e futbollit të të gjitha kategorive në shumë raste janë shprehur të pakënaqur për arbitrimet e “xhaketave të zeza”.

JO FAKTOR NË RENDITJE
Bosi i FSHF-së i bëri deklaratat për median përpara analizës së punës së gjyqtarëve për fazën e parë të këtij edicioni, duke pohuar, se sipas opinionit të tij, gjykimi nuk ka qenë i keq.
“Do të shqyrtojmë punën e gjyqtarëve me specialistët, do të korrigjojmë ato që nuk ka shkuar mirë për të pasur gjykime më të mira në të ardhmen. Nëse do të jepja opinionin tim, mendoj se gjykimi gjatë këtij viti nuk ka qenë i keq, nuk ka qenë faktor kryesor në renditjene e skuadrave në klasifikim”.

GABIME NJERËZORE
Presidenti i futbollit përdori terma rutinë në vlerësimin e aktivitetit të “bilbilave”, duke pranuar në një farë mënyre edhe ekzistencën e gabimeve të kryera prej tyre. “Nuk mund të mohoj që ka pasur gabime, por kam bindjen personale se kanë qenë gabime njerëzore. Absolutisht që FSHF ka marrë masa në çdo lloje fushe, kësht edhe për gjyqtarët kur ka gabime, janë marrë masa gjatë gjithë kohës. Sot nuk është dita për të marrë masa. Sot është dita për të analizuar e për të sensibiluzuar Duhet bërë më shumë për tu ndërgjegjësuar

TRUKIMI I NDESHJEVE
Në lidhje me hetimin e hapur nga UEFA për dy klubet shqiptare, Tirana e Vllaznia, dhe akuzat e presidentit të Tiranës, Refik Halili, Duka deklaroi: “E kam ndjekur me shqetësim hetimin që ka nisur UEFA. Jemi njoftuar prej tyre. Nuk është mirë që ne të jemi nën hetim. Pastaj këto përpjekje të njerëzve për të larguar hetimin nga ata që duhet të hetohen për interesat e veta janë larg vëmendjes sime”.

SHUMË TË PËRFOLUR
Gjatë 12 javëve janë zhvilluar në total 72 ndeshje, kanë gjykuar gjithsej 13 gjyqtarë, ku numrin më të madh të ndeshjeve të drejtuar e ka Lorenc Jemini (9 ndeshje), i ndjekur nga Albano Janku dhe Sokol Jareci (8 ndeshje). Gjyqtarët janë akuzuar shpesh nga klubet apo presidentët e tyre për paaftësi në drejtimin e ndeshjeve, por dhe akuza për blerje nga klube të ndryshme.

AKUZA TE ASHPRA
Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, akuzoi gjyqtarët se “shiten për dy mijë euro”, ndërkohë që presidenti i nderit i Apolonisë, Koço Kokëdhima, një prononcim gjatë rubrikës sportive “Skaner Kampionat” në televizionin “Alsat”, hodhi akuza të ashpra në adresë të gjyqtarëve: “Ata gjyqtarët blihen, paguhen, rekrutohen duke tradhtuar përgjegjësinë që kanë në detyrën e tyre, si dhe duke vrarë besimin për një garë të pastër”.

Numri i klikimeve - 1086
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›