E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Soza denon Liken Skenderbeu mund Tiranen 2-1

Bardheblute gjeten epersine qe ne minuten e 3-te. Korcaret rikuperuan gjithcka ne fraksionin e dyte.

Superndeshja e javes te gjashte te Superliges ajo e luajtur ne Korce midis Skenderbeut dhe Tiranes nxori si fitues vendasit. Keta te fundit edhe pse e mbyllen pjesen e pare ne dizavantazh te nje goli pasi Muka shenoi per bardheblute qe ne minuten e 3-te te takimit permbysen gjithcka duke gjetur dy here rrjeten ne pjesen e dyte. Heronjte e Skenderbeun ishin Biskup dhe Soza. I pari baraspeshoi rezultatin duke shenuar ne minuten e 53-te ndersa i dyti denoi SuperLiken portieri i Tiranes ishte me i miri ne fushe dje nga te tijte duke i realizuar nje gol ne minuten e fundit.

Kronika

Ne minuten e 8-te te ndeshjes pas nje rreshtimi te gabuar te mbrojtjes korcare kapiteni i Tiranes ka perfituar duke shenuar ne porten e Orges Shehit. Ne kete menyre Tirana mori zemer ndersa vendasit i zuri paniku duke qene se praktikisht nisen ndeshjen ne dizavantazh. Por me pas minutat ne vazhdim treguan krejt te kunderten pasi korcaret luajten tere pjesen e pare duke qarkulluar dendur topin. Njeriu i rasteve te humbura per Skenderbeun ishte Berkic i cili ne dy-tri raste ishte shume prane perqafimit me golin. Sulmuesi serb duke mos kthyer ne gol ato raste vuri nen presion te madh ekipin e tij qe gjithmone e mbeshteste me aksione teper sulmuese duke rrezikuar shume prapa. Me kete rezultat 1-0 u mbyllen edhe 45 minutat e para te lojes qe jane pershkuar nga nje Tirane e vendosur mjaft mire ne fushe e qarte taktikisht me nje Muke te perkryer si ne ditet e tij me te mira. Per pasoje Skenderbeu mendoi qe te shtonte forcat sulmuese ne pjesen e dyte per te mos humbur serish pas deshtimit ne javen e shkuar ne Elbasan. Presioni per trajnerin Shkelqim Muca ishte i madh kete fakt e verteton me se miri edhe sjellja e tij ne fushe ish-sulmuesi i Tiranes qendroi gjate te gjithe kohes ne kembe duke udhezuar te tijte. Tirana diti te mbrohej mire dhe aplikoi kundersulmin ne pjesen e dyte ndersa vendasit vijuan te sulmonin koke poshte. Per te ardhur edhe minuta e 52-te ku perfitoi Biskup qe me koke i ndihmuar edhe nga nje roveshiate e nje shoku te skuadres mashtroi portierin Lika e dergon topin ne kendin e djathte te portes bardheblu. Ne ato momente loja filloi te anonte nga vendesit qe moren zemer dhe shtuan forcat drejt prapavijes mike. Trajneri Muca ben tri zevendesime duke dashur ta orientoje skuadren drejt golit te dyte po keshtu edhe kolegu i tij Starova qe hodhi ne fushen e lojes Alban Bushin ne vend te Pero Pejicit. Debutim i Lokut me Tiranen ishte mjaft i zbehte cka beri te nevojshme edhe aktivizimin e nje sulmuesi tjeter behet fjale per Abazajn qe u aktivizua per te gjetur golin e dyte per bardheblute gol te cilin e gjeten miqte 93-te ne momentet e fundit erdhi edhe kryevepra e argjentinasit te Skenderbeut Soza qe shtangu Ilion Liken dhe te gjithe bardheblute. Nje top i nisur me shume ne forme krosi nga e djathta e sulmit korcar pikerisht tek kendorja e ketij krahu fluturon ne ajer mbi zonen e 16 metrave te bardhebluve duke perfunduar ne kendin e poshtem te kuadratit te Tiranes.

Reagimet

Pas takimit trajneri i Tiranes Sulejman Starova tregoi se skuadra e tij u soll si duhet ne fushe vetem gjate pjeses se pare. Me tej Bobi shtoi Me pas loja e futbollisteve tane u shoqerua me gabime te shumta. Keto gabime ishin individuale te cilat u shfrytezuan me se miri nga Skenderbeu. Skuadra ne kete ndeshje nuk dha maksimumin por pavaresisht kesaj nuk meritonte te humbiste dhe per menyren se si e zhvilloi lojen kryesisht gjate pjeses se pare. Nga ana tjeter kolegu i Sulejman Staroves Shkelqim Muca pas asaj performance akrobatike trajneri nuk u permbajt nga gezimi sa la stolin dhe u ngjit neper tela drejt tribunes VIP ku perqafoi presidentin e Skenderbeut Agim Zeqon qe beri pas shenimit te golit nga Soza tha Publiku fantastik na motivoi per fitoren e kesaj ndeshje. Duhet thene se ishte nje fitore me zemer ne dore. Ne e filluam ndeshjen keq me nje gol te pesuar qe e zmbrapsi ekipin ne loje. Por pavaresisht kesaj djemte bene volum te madh loje duke arritur tek ky rezultat qe e kemi administruar tashme. Publiku eshte ai qe na motivoi me shume se cdo gje tjeter. Mendoj qe ky ekip ka akoma per te dhene per te treguar vlerat qe ai ka. Nje ekip qe krijon raste do te thote se ka nivel dhe Skenderbeu sot arriti ta tregonte kete me se miri.

Renditja e Superliges pas javes 6-te

Nd. Pike

1. Dinamo 6 15

2. Flamurtari 6 13

3. Skenderbeu 6 12

4. Laci 6 10

5. Vllaznia 6 10

6. Elbasani 6 8

7. Teuta 6 8

8. Tirana 6 8

9. Shkumbini 6 5

10. Kastrioti 6 4

11. Bylis 6 3

12. Besa 6 3

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›