elsi i Ancelotit fundos topcinjte e Arsenalit

Blute e Londres triumfuan 2-0. Liverpuli pesoi nje humbje te turpshme ndaj Blekpullit.
Didier Drogba dhe Aleks i dhane skuadres se Celsit fitoren e paster 2-0 ndaj rivaleve londineze te Arsenalit brenda ne Stamford Bridge ne nje takim ku emocionet ndalen vetem pas fishkellimes se kryesorit Din. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte mbajti premtimin qe i kishte dhene Vengerit duke shenuar golin e 13-te ne 11 perballje te derbit londinez. Tashme kampionet e Premier Liges e thellojne me tej diferencen me ndjekesit -4 nga Mancester Siti duke u dhene nje goditje te rende shpresave te topcinjve per te fituar titullin kampion -7 pike. Karlo Anceloti u ul ne pankine pavaresisht vdekjes se te atit ruajti idete e tij pasi edhe dje hodhit te njejtin ekipi qe kishte aktivizoi ndaj Sitit fundjaven e shkuar. Nga ana tjeter Arsen Venger i dha Xhek Uilsheres nje tjeter shans. Me nje start kaq energjik brenda 2 minutash Arsenal kishte 2 shanse te arta per te kaluar ne avantazh ekipi i Venger u duk se kishte ardhur me synime te qarta ne kete ndeshje. Fillimisht marokeni Shamak qe i shpetoi Territ perpara portes se Ceh dhe me pas Koscielni i cili u ndodh zbuluar vetem 2 metra nga porta e Celsit mund ta kishin fundosur qe ne pjesen e pare Celsin. Ndersa Arsenal zhvillonte ndoshta lojen me te mire te sezonit deri tani erdhi goditja e Drogbase. Ramirez mori mire qendren pasoi per Kol dhe mbrojtesi i Kombetares angleze fton sulmuesin nga Bregu i Fildishte te improvizoje ashtu sic di te beje vetem ai. Ish-sulmuesi i Marsejes rrotullohet godet dhe shtang portierin Fabianski. Edhe fraksioni i dyte i lojes nisi me Arsenalin ne sulm dhe Celsin me konkret. Anelka humbi nje rast te paster per te shenuar por ate qe nuk e beri francezi e korrigjoi mbrojtesi Aleks. Pese minuta perpara fundit Celsi fiton nje goditje te denimi nga 25 metra. Mbrojtesi brazilian merr persiper te gjuaje dhe me nje te djathte potente topi merr nje trajektore te cuditshme per tu ndalur per here te dyte ne porten e polakut.
Anfield Road Blekpull mund 2-1 Liverpulin
Gjashte pike pas shtate takimeve te para te kampionatit legjendes se futbollit britanik Liverpulit kishte pese dekada qe nuk i ndodhte. Djemte e Roi Hodgson shenuan humbjen e radhes brenda ne Anfield Road nga Blekpulli diten e djeshme ne nje ndeshje te tmerrshme per tu pare. Keshtu te kuqte e shohin veten vetem nje pike larg vendit te fundit te 18-et ku pas kane lene vetem Uolverhemptonin dhe Uest Hemin. Por telashet per Liverpulin nuk perfundojne ketu. Sulmuesi spanjoll Fernando Torres detyrohet te dale qe ne minuten e 10-te te takimit nga fusha per shkak te nje demtimi. Carli Adam i kaloi miqte shume shpejte ne avantazh pas ekzekutimit te nje 11-metershi te shkaktuar nga Glen Xhonson qe rrezoi ne zonen e Reinas Varnin. Edhe mbrojtesi i reds-ave ishte ne nje dite te keqe pasi mban mbi supe pergjegjesite per pesimin e golit te dyte. Mbrojtesi grek Sotiris Qirjakos shenoi nje gol te shpejte me rifillimin e fraksionit te dyte por qe nuk e ndryshoi deri ne fund rezultatin final te ndeshjes. Liverpuli ishte me kembengules ne fraksionin e dyte te lojes dhe ushtroi presion mbi miqte per nje pjese te mire kohes. Meirelesit iu bllokua nje gjuajtje e fuqishme ne goditje kendi nga Gilks ndersa Xho Kol kishte nje mundesi te arte per te vene baraspeshen pas pasimit te arte te Karrager. E vetmja gje pozitive qe Hodgson beri ne kete takim ishte zevendesimi i mesfushorit me tipare mbrojtese Poulsen me Milan Jovanovic sepse kjo riktheu ne qender Meireles pozicioni i tij natyral. Minutat kalonin dhe keto ndryshime vetem sa i dhane frymemarrje lojes se Liverpulit. Fishkellima e gjyqtarit Xhons i dha skuadres se Hallouej tri pike me mjaft vlere qe e cojne Blekpullin ne vendin e nente te Premier Liges me 10 pike pas 7 ndeshjesh. Kjo ishte ndeshja e peste e Liverpulit pa arritur te fitoje ne te gjitha kompeticionet. Media britanike ka akuzuar Roi Hodgsonin si shkaktar te gjendjes aktuale te skuadres.
Siti fiton dhe merr vendin e 2-te
Aktivizimi i Adam Xhonsonit nga tekniku Mancini ishte momenti me deciziv i takimit te luajtur ne City of Manchester me qymyrxhinjte e Njukasellit pasi nje e majte e shkelqyer e mbrojtesit perfundoi ne trekendeshin e Krul 15 minuta perpara fundit te lojes. Keshtu Siti rrembeu tri pike me mjaft vlere ne Eastland dhe sot e sheh veten ne vendin e dyte te klasifikimit te Premier Liges pas shtate ndeshjeve te para. Njukaselli qe pesoi nje goditje te rende qe ne minuten e 5-te te takimit Ben Arfa thyen kemben pas nderhyrjes gjate nje dyluftimi me holandezin Najxhel De Jong vuajti per nje pjese te mire loje presionin e vendasve. Fati i keq i qymyrxhinjve vazhdoi 13 minuta me vone kur kapiteni i Sitit Tevez shnderroi ne gol nje 11-metersh pasi u rrezua ne zone nga Uilliamson. Vendimi i Atkinson u kontestua nga Njukaselli te cilet pretenduan se pengimi ishte jashte zones. Por miqte nuk u dorezuan dhe ne minuten e 24 nje tjeter argjentinas kesaj radhe mbrojtesi i krahut Jonas Gutierrez do barazonte rezultatin.