E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Teuta mbetet ne krye


Kapiteni, Arjan Sheta ishte ai që u dhuroi 3 pikë Teutës në ndeshjen e vështirë përballë Lacit.

Mbrojtësi humbi një 11- metërsh në pjesën e dytë, por ishte vetë ai i cili pas disa minutash rregulloi gabimin duke mposhtur portierin e skuadrës kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, skuadra durrsake e drejtuar nga Hasan Lika ka rimarrë vendin e parë në Superligë me 25 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Tomori barazoi 1-1 me Flamurtarin në Vlorë, një rezultat ky i kënaqshëm për beratasit të cilët kishin pësuar humbje në 5 ndeshjet e fundit.

Golin për skuadrën vlonjate e shënoi Hysa në pjesën e parë, ndërsa Paja barazoi në të dytën.

Pogradeci duket se është ndryshe nga skuadrat e tjera që janë ngjitur këtë sezon në Superligë. Pogradecarët mundën 2-1 Kamzën duke rregjistruar fitoren e 4 në këto 10 javë.

Golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë nga Nastovski dhe Drazhanin, ndërsa golin e vetëm për Kamzën e shënoi Enri Tafaj në minutën e 82-të.

Supriza e javës së 10 është skuadra e Shkumbinit që mundi 0-1 në Krujë, Kastriotin, duke detyruar edhe trajnerin krutan, Ramadan Ndreu të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bayern Munich mundet sërish
Pas humbjes 1 javë më parë me Dortmundin, Bayern Munchen u mund sërish këtë herë nga Mainz me rezultatin 3-2. Ibra 101 gola në Serinë A
45 minuta i kanë mjaftuar Milanit të tregojë forcën ndaj skuadrës së Chievos, të cilën e mundi me rezultatin e thellë 4-0. Seria A, fitojnë Inter, Cezena dhe Palermo
Në javën e 13-të Serisë A, Interi ka arritur të sigurojë fitoren dhe tre pikët falë një goli të shënuar nga Luk Kastanjos në fund të takimit ndaj Sienës. Seria A, Juventus mposht Lazion, merr kryesimin
Juventusi ka arritur të fitojë përballjen e kryesuesve me Lazion 0-1. Skëndërbeu riafirmon supremacinë
Skënderbeu ka nisur të tregojë në fushën e lojës se e meriton statusin e kampionit në fuqi.

Lajmet kryesore

Sot, 99 vjetori i Pavarësisë
Shqiptarët festojnë ditën e flamurit
Ekonomia 99 vjet
Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
Aksidentet rrugore, dy viktima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›