Superliga, Teuta mund Tiranen, Vllaznia merr kreun

Ne kryeqytet, durresaket e Sulejman Staroves kane mposhtur 23 here kampionet e Shqiperise me dy gola te Viles ne minutat 21 dhe 42. Goli i Sefes ne minuten e 77-te ka qene i pamjaftueshem per vendasit, te cilet jane dorezuar perpara skuadres se ish trajnerit te tyre.
Ne Shkoder, Vllaznia firmos kapitullimin perfundimtar te Partizanit i cili tani gjendet i vetem ne fundin e renditjes. Nje gol i Shtupines ne minuten e 86-te ka prishur barazimin e vendosur deri ne ate minute nga golat e Boadu dhe Bakaj, duke i dhuruar shkodraneve fitoren 2-1 dhe kreun e renditjes.
Ne "Roza Haxhiu", Lushnja rigjen fitoren pas 2 muajsh, duke mundur 3-1 Apolonine. Megjithate ndeshja eshte shenuar nga nje rast i dyshimte qe mund te ndryshoje edhe vete rezultatin. Kapiteni i Apolonise Shoshi eshte goditur me nje send te forte gjate momentit qe fieraket i gezoheshin golit te barazimit, dhe ka perfunduar ne spital. Sipas perfaqesuesve te ekipit te Lushnjes, Shoshi eshte goditur nga nje cope hekuri qe eshte shkeputur nga rrjeta rrethuese e fushes, nderkohe qe ky i fundit kishte hipur ne te per t'iu gezuar golit, por fieraket pretendojne se objekti ka ardhur nga shkallet e stadiumit.
Ne ndeshjen tjeter te dites se sotme, Elbasani dhe Flamurtari jane ndare me nje barazim pa gola ne "Ruzhdi Bizhuta".
Java e katermbedhjete e Superliges do te mbyllet neser me sfidat Shkumbini-Dinamo dhe Besa-Bylis.