Bundesliga, Bajern e Hofenhajm vazhdojne arratine

Bajerni i Mynihut dhe Hofenhajm vazhdojne arratine ne ndeshjet e Bundesliges gjermane. Te dyja skuadrat kryesuese fituan ne sfidat e tyre perballe Bajer Leverkusen dhe Arminia Bilefeld.
Skuadra e Klinsmanit arriti te marre nje 3 pikesh shume te rendesishem ne Baj Arena 2-0, qe e ngjit ate ne vendin e dyte ne klasifikim.
Luka Toni kaloi skuadren e tij ne avantazh ne minuten e 59-te te takimit. Ky gol ndikoi shume ne lojen e Leverkusen qe nuk pati force te reagonte, nderkohe qe Bajerni kerkoi edhe golin e nokautit qe u shenua vetem ne minuten e 82-te me Klose.
Verder Bremen arriti nje fitore te lehte me Ajntrahtin e Frankfurtit pasi e mundi ate me rezultatin 5-0. Per skuadren e Tomas Shaf shenoi Diego dhe Pixarro. Ky i fundit shenoi edhe ne pjesen e dyte duke regjistruar nje 3 golesh personal ne kete takim. La gjurmen e tij ne kete sfide per Verder edhe Aron Hant qe shenoi golin e 5-te.