“Superliga”, Vllaznia mposht 2-1 Laçin

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Vllaznia ka marrë sot tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Laçit me fitoren 2-1 në Shkodër në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Kjo fitore konsolidon edhe më shumë pozitat e Vllaznisë në katërshen e parë.
Shkodranët shënuan dy herë në pjesën e dytë me dy talentet vendas, Dodaj e Delaj, të cilët i dhanë një avantazh të dyfishtë shkodranëve në minutat 52 dhe 57.
Bullari rihapi ndeshjen në minutën e 72-të për miqtë, të cilët u hodhën në sulm me shumë forca në fund, por rezultati nuk ndryshoi më.
Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e parë në Superiore me 31 pikë.
/a.f/