Superliga barazim ne Loro Borici

Gafa e Sukajt në fund bëri që Vllaznia dhe Tirana të ndajnë nga 1 pikë në “Loro Borici”. Supersfida e javës së gjashtë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 2-2.
Tirana ishte më e rrezikshme në pjesën e parë, dy herë traversa dhe një herë portieri i Vllaznisë, Vujadinovic, nuk lejuan që bardheblutë të mbyllnin pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë loja në fushë u barazpeshua, pasi të dyja skuadrat tentonin të shënonin, por ishin shkodranët ata që kaluan në avantazh.
Xhevahir Sukaj me një gjuatje ala Cristiano Ronaldo dërgoi topin në rrjetë. 10 minuta më vonë ishte Petrovic ai që shënoi një eurogol.
U mendua se loja u mbyll pas këtij goli, por Tirana e udhëhequr në fushë nga Klodian Duro dhe Gilman Lika bënë që bardheblutë të shënonin dy herë. Në fillim Morina dhe më pas Duro.
Sukaj kishte mundësinë më të mirë në fund për t’i dhuruar fitoren tifozëve shkodranë, por gjuatja e tij u prit nga Iljon Lika.
Kështu, pas këtij barazimi, Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 10 pikë e ndjekur nga Kastrioti dhe Flamurtari me nga 9. Vlonjatët mundën 2-0 Pogradecin falë dopjetës së Vilfor Hysës në pjesën e dytë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bayern fiton dhe zbavit
Bajern Mynih ka mundur në 13 minuta Hertën dhe më pas zbavit tifozët në Allianz Arena. Vazhdon dueli Barça-Real
Barcelona dhe Real Madrid kanë fituar thellë ndeshjet e javës së 7 në Spanjë dhe vazhdojnë duelin për vendin e parë në Ligën BBVA. Thellohet kriza tek Interi
Milani ka mundur 3-0 në San Siro Palermon duke marrë dhe fitoren e dytë këtë sezon në Serie A. Galliani: Ibrahimovic nuk shkon asgjëkundi
Disa ditë pasi tronditi të gjithë milanistët me deklaratën se ishte i lodhur nga futbolli dhe se po mendon një tërheqje të afërt prej tij, Zlatan Ibrahimovic rikthehet në qendër të vëmendjes, duke dhënë garanci për respektimin e plotë të kontratës. Messi kyçet në kabinën e avionit
Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur yllit të futbollit botëror, Lionel Messi, i cili u detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku me pilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt të tifozëve në Venezuelë.
Lajmet kryesore
Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
“Topalli? Të mësojë të flasë shqip”
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Lezhë, horror në Gjykatë
Moto GP, Stoner shpallet kampion bote
Berisha: Rama, garanci për bllokim