E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje hajmali per Rexhepin


Lëvizja Vetëvendosje organizoi një aksion simbolik paraditen e së shtunës në qendër të Prishtinës. Në shënjtestër të aksionit ishte Ministria e Brendshme e Kosovës.

Aktivistët vendosën në rrethinat e godinës së ministrisë një objekt të cilin e quajtën “hajmali”, për të parodizuar disa deklarata të ministrit Bajram Rexhepi.

“Kur lëvizja Vetëvendosje shqetësohej për shqiptarët në pjesën veriore të vendit duke i vizituar ata, duke dëgjuar problemet e tyre e duke i ngritur ato si çështje në Kuvendin e Kosovës, Bajram Rexhepi na përgjigjej me shakanë e tij të pakripë: “Atyre që kanë frikë duhet t’u shkruajmë hajmali””, thuhet në një deklaratë të lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj lëvizjeje, nuk ka kaluar as java nga të tilla deklara të ministrit dhe tre shqiptarë u rrahën e u torturuan teksa po bënin punët e tyre në veri të Mitrovicës.

Vetëvendosje në deklaratën për shtyp deklaron se ai që ka nevojë për hajmali është vetë ministri, sepse flet fjalë të mëdha në lidhje me problemin e veriut, ndërkohë që veprat i ka të pakta.

“Bajram Rexhepi, Hashim Thaçi dhe secili qeveritar është shumë i brengosur për sigurinë e vet. Ata lëvizin me makina të blinduara e me eskorta edhe brenda Prishtinës, ndërsa në veri nuk guxojnë as të shkelin”, vazhdon deklarata e Vetëvendosjes.

Kosova, sipas saj, është pa integritet territorial pikërisht sepse ka për ministra individë joseriozë dhe për kryeministër një gënjeshtar publik.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, zbulohet një skelet njerëzor
Gjatë punës për zgjerimin e një rruge, pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i rajonit të Mitrovicës, punëtorët zbuluan një skelet njerzor. Zbardhet marrja në pyetje e Limaj
Gjatë paraqitjes së tij në prokurori, deputeti Fatmir Limaj është marrë në pyetje lidhur me cështje financiare që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë i burgosur në Hagë. Tahiri: Dialogu mund të rifillojë në nëntor
Bisedimet për cështjet teknike mes Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojnë muajin e ardhshëm. Serbët nuk i heqin barrikadat
Pavarësisht kërkesës së EULEX-it dhe KFOR-it, që serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit ato ende vazhdojnë të jenë të pranishme. Daci do të kandidojë për president
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka paralajmëruar kandidimin e tij për president të ardhshëm të Republikës së Kosovës.


Lajmet kryesore

Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
“Topalli? Të mësojë të flasë shqip”
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Lezhë, horror në Gjykatë
Moto GP, Stoner shpallet kampion bote
Berisha: Rama, garanci për bllokim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›