Superliga, java e 24-t, Kastrioti mund Besën 3-2
Verdhezinjtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 13-të me anë të Vioresin Sinanit. Me avantazhin e miqve nga Kavaja u mbyllën 45 minutat e para të takimit. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për mirë te vendasit, të cilët shënuan tre herë rresht.
Ende pa filluar mirë fraksioni i dytë, është Oriand Abazaj që barazon. Serbi Babiç u jep avantazhin krutanëve, avantazh që u trefishua në minutën e 61-të nga po i njëjti futbollist. Vetëm tre minuta pas goilit të tretë të vendasve, Daniel Xhafaj rihap takimin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Java e 24-t e Superligës do vijojë të luhet të shtunën dhe të dielën. Ditën e shtunë Dinamoja kryesuese do kërkojë të rikthehet te fitorja në transfertën e Korçës, Apolonia pret në shtëpi Shkumbinin (gjysmëfinalist i Kupës), kurse Teuta dhe Gramozi do të takohen sërish në “Niko Dovava” brenda pak ditës. Flamurtari-Tirana dhe Vllaznia-Laçi janë dy takimet që do të luhet të dielën.
Superliga, java 24:
(19.03.2010)
KASTRIOTI 3 - 2 BESA (Abazaj 46’, Babiç 53’, 61’ / Sinani 13’, D.Xhafaj 64’)
(20.03.2010)
SKËNDERBEU-DINAMO
APOLONIA-SHKUMBINI
TEUTA-GRAMOZI
(21.03.2010)
VLLAZNIA-LAÇI
FLAMURTARI-TIRANA