E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Arsimi profesional gjenerator për profesionalizmin

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të projektit të partneritetit mbështetur nga projekti CARDS- AFP i BE-së, "Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri".

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj theksoi se kjo marrëveshje përputhet me prioritetet që Qeveria Berisha i ka dhënë arsimit profesional si gjenerator për rritjen e shkallës së profesionalizmit për brezin e ri dhe e vlerësoi si shtysë për të rritur cilësinë e Arsimit Profesional në Shqipëri.

Marrëveshja synon që partnerët të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit arsimor, që nxjerr njerëz me aftësi për të përballuar tregun e punës dhe luftuar papunësinë. Dokumenti vendos bazat për drejtimin dhe punën që do të kryhet në ngritjen cilësore të arsimit dhe formimit profesional.

Marrëveshja mes Qeverisë, Organizatat e Punëdhënësve dhe Sindikatat ka në thelb një plan fillestar pune, me qëllim identifikimin e mundësive dhe masave për rritjen e cilësisë në arsimin profesional.

Në bazë të partneritetit, të tre palët do të punojnë së bashku për politika dhe sisteme në Arsimin dhe Formimin Profesional, të nxitur nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve, që është miratuar në Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›